×
  • Lajme
  • Lajme

    Shërbime të reja përmes e-Kosova: Nga sot mund të nxirrni online certifikatën e lindjes, martesës e shërbime për regjistrimin e veturës

    Reporteri
    09 Qershor 2022 | 11:17

    Përmes platformës e-Kosova, qytetarët do ta kenë mundësinë të nxjerrin dokumentet kryesore pa pasur nevojë të presin ne rend në komunë dhe qendrat e regjistrimeve.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla do të marrin pjesë sot në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin e-Kosova, që përfshijnë: Certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës.

    Ky lansim do të bëhet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, në ora 12:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!