×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qëndroj sot para juve si një nënë krenare e djalit tem “Gay”, mesazhi i një nënë në Paradën e Krenarisë

    Reporteri
    09 Qershor 2022 | 13:54

    Sot në Kosovë është duke u mbajtur “Parada e Krenarisë”. Në sheshet e kryeqytetit kanë marshuar personat komunitetit LGBTQ+ dhe persona të tjerë në mbështetje të tyre.

    Një nënë e një personi “Gay” ka dalë para pjesëmarrësve për të dhënë një mesazh të fortë dhe mbështetje për personat LGBTQ+.

    “Qëndroj sot para juve si një nënë krenare e djalit tem Gay”, kështu ia nis fjalimit i cili u dha zemër të pranishmëve dhe u përcoll me brohoritje e duartrokitje.

    “…Si nana e çdo personi LGBT që nuk e ka dashnin e përkrahen e familjes. Një fjal e urtë popullore thotë, Evladi është bujashka e zemrës dhe po është e vërtete evladi është pika e dobët zemra e çdo prindi. Unë jam shumë krenare për djalin tem, jam krenare për atë që është ai, jam krenare për çdo përson LGBT” ishte mesazhi i kësaj nënë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!