Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të enjte ka qenë për vizitë në Forcën e Ushtrisë së Kosovës, ku është pritur në takim edhe nga Komandanti Bashkim Jashari.
Ajo, në një konferencë për media, i ka falënderuar ushtarët dhe komandën për punën dhe kontributin e tyre që janë duke e dhënë teksa u pyet se a di të përdor armët.
Osmani tha se si Komandante Supreme ka kompetenca të qarta për përcaktimin e politikave të mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
“Siç e dini Komandantja Supreme apo presidentja e vendit në këtë rast ka kompetenca të qarta kushtetuese sa i përket përcaktimit të politikave të mbrojtjes së politikave të Republikës së Kosovës. Kapaciteti për të determinuar politikat mbrojtëse të një vendi asnjëherë nuk është përcaktuar dhe nuk do të përcaktohen në histori të shteteve nga aftësia për të përdorur armën”.
“Për të përdorur armët e kemi ushtrinë tonë”, tha Osmani duke drejtuar dorën kah Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.