×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Ferizaj, një 18-vjeçar dërgohet në QKUK

    Reporteri
    09 Qershor 2022 | 18:27

    Një aksident trafiku mes një veture e motoçiklete ka ndodhur sot rreth orës 16:15 në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Ferizaj. 

    Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një 18-vjeçar, i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    Ai tha se automjetin ka qenë duke e vozitur një 51-vjeçar.

    “Për pasojë motoçiklisti i moshës 18 vjeçar E.R pëson lëndime trupore, i cili pasi merrr ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, dërgohet në QKUK Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndërsa Njësia e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin”, ka deklaruar Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!