×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Agim Bahtirit: Dallimi i vetëm mes të Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit është pronësia

    Reporteri
    09 Qershor 2022 | 21:20

    Ish-këshilltari i Agim Bahtirit, Avni Zogiani, ka deklaruar se Kosova s’mund t’i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur”, derisa nuk i normalizon marrëdhëniet me Serbinë, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, Kosova nuk mund të futet në një nismë të tillë pa pasur dhe garancinë e partnerëve ndërkombëtarë.

    “Kosova nuk mund t’i bashkohet Ballkanit të Hapur pa normalizuar marëdhëniet me Serbinë”, tha ai.

    Ai tha se edhe Procesi i Berlinit, si nismë, është i njëjtë i me Ballkanin e Hapur, por që dallon në një pikë.

    “Dallimi i vetëm mes Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit është pronësia. Në Procesin e Berlinit kemi në pronësi Scholzin. Gjermania del si garantuese. Këtu i shoh si pronar dy autoritarë. Vucic e Rama. Nuk mund si Kosovë t’u bashkohemi këtyre nismave pa pasur garanci nga një shtet i madh”, tha Zogiani në Pressing të T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!