×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga stadiumi, Kurti njofton në Twitter për shërbimet administrative online

    Reporteri
    09 Qershor 2022 | 22:24

    Kryeministri Albin Kurti po sheh nga afër në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen e Kosovës me Irlandën Veriore.

    Sidoqoftë, kjo nuk e ka ndalur kryeministrin Kurti së postuari në Twitter në lidhje me shërbimet e reja administrative online që u promovuan sot në platformën E-Kosova, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Së bashku me ministrin Xhelal Svecla, ne lansuam shërbimet e reja qeveritare në internet me eKosovaplatform. Rruga jonë drejt digjitalizimit është e lidhur me synimet tona të modernizimit për administratën publike dhe synimin tonë për shërbime më të mira qytetare. Sot ishte një hap në drejtimin e duhur”, shkroi ai. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!