×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nga stadiumi: Nëse Kosova vazhdon të luajë kështu, do të na duhet një stadium më i madh

    Reporteri
    09 Qershor 2022 | 23:03

    Kosova ka triumfuar në lojën kundër Irlandës Veriore me rezultat përfundimtar 3:2, ku lojtarët e Kombëtares së Kosovës dominuan ndeshjen.

    I pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku u zhvillua loja, ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se nëse Kosova do vazhdojë të luajë si sot, do të nevojitet një stadium më i madh, shkruan Reporteri.net.

    “Mund të themi që përveq që s’kemi parë ndeshje kaq të bukur, nuk kemi shijuar as fitore kaq të këndshme. Nuk është i mjaftueshëm kapaciteti i stadiumit. Nëse vazhdojnë kështu të luajnë na duhet një stadium më i madh. Loja e sotme ka treguar që Kosova ka ekip të jashtëzakonshëm, i cili nuk do të kenaqet me pjesëmarrje, por me suksese më të mëdha”, tha Kurti në Klan Kosova. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!