Kopshti Zoologjik në Tiranë që së fundi është hapë për vizitorë të shumtë, duket se nuk ka pas kujdes të madh në tabelat sinjalizuese për vizitorë, pasi që në pjesën ku është vendosë një tigër, përmbajtja e kësaj tabele është tmerruese, duke pas parasysh mënyrën se si paralajmërojnë fëmijët për kujdes.
“Tigrat i duan fëmijët. Por ata janë të vështirë për t’u tretur! Kështu që ju lutemi qëndroni prapa”, është shkruar në këtë tabelë e cila është duke qarkulluar në rrjete sociale.
Për këtë qasje të menaxherëve të Kopshtit Zoologjik ka reaguar edhe Agron Llakaj i cili ka shkruar “Mirëmëngjesi! Kjo tabelë është vendosur në Kopshtin Zoologjik të Tiranës…një shprehje e shëmtuar, nga kudo ku është marrë, duhet të hiqet urgjent. Më shumë se e shëmtuar”, shkruan ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.