Kryeministri Kurti në një konferencë për media ka thënë se vizita e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Kosovë është historike për shkak se është vizita e parë e një kancelari gjerman në Qeverinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Kurti në këtë konferencë ka bërë të ditur se Kosova në fund të këtij viti do të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Kurti kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për këtë proces.
“Në përputhje me premtimet dhe perspektivën evropiane, po punojmë në përmbushjen e reformave për anëtarësim në BE. Do të vazhdojmë edhe me aspiratën tonë për statusin e kandidatit për BE ku planifikojmë të aplikojmë në fund të këtij viti”, ka thënë Kurti.
Kuti tha se me kancelarin gjerman kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe për procesin e Berlinit.
“Sa i përket dialogut, i tregova se jemi treguar palë e përkushtuar por se Serbia po vazhdon t’i bllokojë zgjidhjet që ofrojmë, edhe për procesin e Berlinit. Në këtë proces, Kosova po tregon përafrimin e saj me politikat e BE-së”, u shpreh Kurti. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.