Kosova arriti një fitore të madhe mbrëmë ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Por, kjo fitore ishte me shumë sakrifica. Tre futbollistë dardanë u ndëshkuan me karton të verdhë dhe do t’u pamundësohet të luajnë ndaj Greqisë të dielën, në ndeshjen vendimtare për fatin e grupit C2 të Ligës së Kombeve.
Lirim Kastrati, Ibrahim Dresevic dhe Betim Fazliji janë tre futbollistët që u ndëshkuan mbrëmë dhe s’do të mund ta ndihmojnë Kosovën në ndeshjen shumë të rëndësishme.
Përveç kësaj, Kosova nuk do të mund të llogarisë as në shërbimet e Edon Zhegrovës, i cili u lëndua në stërvitjen e së mërkurës dhe nuk u paraqit as dje.
Shto këtu edhe largimin nga grumbullimi të Vojvodës shkaku i lëndimit dhe mosardhja e Edvin Kurtulus, Kosova shkon në gjashtë mungesa gjithsej për të dielën.
Në një bisedë për Express, drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti theksoi se Aro Muric dhe Fidan Aliti do të jenë të gatshëm, kurse nuk do të ketë ftesa për lojtarë të rinj.
Aliti e Muric u ndëshkuan me karton të kuq në ndeshjen e së dielës ndaj Greqisë në Prishtinë dhe munguan ndaj Irlandës së Veriut mbrëmë.
Sipas Sahitit, trajneri do t’i besojë kontigjentit të lojtarëve që ka, shto këtu edhe faktin se lojtarët tjerë veçse kanë filluar pushimet dhe nuk janë të përgatitur fizikisht.
Një fitore të dielën, do të na jepte gjasa të mëdha për kualifikim në Ligën B, si dhe në play-offin për Evropianin e ardhshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.