×
  • Lajme
  • Lajme

    Merret vendimi për të pandehurin i cili shkaktoi aksidenin që la të vdekur djalin e vetëm të familjes

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 16:44

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditë të pandehurit K. Z, i cili para disa dite ka shkaktuar aksident trafiku, ku si pasojë ka humbur jetën personi me iniciale G. S.


    Mësohet se i ndjeri kishe qenë djali i vetëm në famlijen Salihu ,ku me datëm 4 korrik rretho rës 23:00, ishte shkaktuar aksidenti ku G.S. kishe pësuar me fatalitet.

    Gjykata thotë se me datë 4 korrik, rreth orës 23:00 minuta, në fshatin Uglar të komunës së Gjilanit, i dyshuari K. Z., me automjetin e tij “Opel”, ka shkaktuar aksident trafiku, në atë mënyrë që duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe kalon në shiritin e kundërt të lëvizjes, ku me pjesën e përparmë të automjetit, e godet në pjesën e parë automjetin tjetër “Mercedes”, të cilin e drejtonte tani i ndjeri G. S., i cili pëson lëndime vdekjeprurëse.

    “Gjithashtu në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe tre pasagjerë të tjerë, të cilët kanë marr ndihmë mjekësore. Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’rrezikim i trafikut publik”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!