×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat ndërkombëtare stacionohen në Kosovë, interesim i jashtëzakonshëm për vizitën e Scholz

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 14:07

    Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, ka publikuar një foto nga prapavija e konferencës së përbashkët të kryeministrit Kurti dhe Kancelarit Scholz ku shihen një numër i madh i mediave pjesëmarrëse.

    Kryeziu ka shkruar se kishte interesim të madh të mediave vendore dhe ndërkombëtare për të përcjellë konferencën e përbashkët të Scholz dhe Kurtit.

    “Interesim i jashtëzakonshëm nga mediet vendore dhe ndërkombëtare për vizitën e parë të një Kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Foto nga konferenca a përbashkët e Kryeministrit Kurti dhe Kancelarit Scholz”, ka shkruar ai.

    Njohja e Kosovës nga Serbia në fund të një marrëveshje mes dy shteteve, Procesi i Berlinit si prioritet dhe mbështetja për liberalizimin e vizave për Kosovën ishin disa prej mesazheve kryesore të Kancelarit gjerman Olaf Scholz gjatë vizitës në Kosovë, e para në Ballkanin Perëndimor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!