×
  • Sport
  • Sport

    “Atje ta vjedhin kuletën”, koha kur Kurti kritikonte ata që e shikonin lojën e Kosovës në tribunat VIP

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 14:22

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mbrëmë ka ndjekur ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut nga stadiumi Fadil Vokrri.

    Por ajo që ka rënë në sy ishte se Kurti e ka ndjekur lojën e Kosovës nga tribunat VIP.
    Ka qenë pikërisht Albin Kurti kur tri vite më parë sa ishte në opozitë kritikonte fort secilin politikan të Kosovës që përcillte ndeshjet e Kosovës në futboll në ulëset VIP.

    Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale Kurti dëgjohet duke thënë se nuk dëshrion t`i ndjek ndeshjet e Kosovës në ulëset VIP “se atje ta vjedhin kuletën” duke aluduar në ish zyrtarë të lartë të shtetit dhe politikanë të tjerë.

    “Eeee, mbramë ishte një tifoz, adhurues i Vetëvendosjes në tribina në lindje, edhe më tha pse nuk shkove në tribina në perëndim atje ku janë VIP-at? I thashë, kam dëgjuar se atje mund të ta vjedhin kuletën”, thoshte Kurti në tetorin e vitit 2019.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!