×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Miratohet vendimi, Shqipëria do t’i japë 1 milion euro ndihmë për Ukrainën

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 15:02

    Ashtu sikurse ishte lajmëruar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama, është zyrtarizuar vendimi për t’i dhënë 1 milionë euro Ukrainës.

    Vendimi është miratuar sot nga Këshilli i Ministrave dhe paratë do t’i kalojnë në llogari Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2022.

    Ndërkohë, bëhet me dije se ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022.

    Vendimi i plotë:

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

    VENDOSI:

    Dhënien e ndihmës financiare humanitare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës, në shumën 1 000 000 (një milion) euro. Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, llogaria ekonomike 605, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 1 000 000 (një milion) eurosh.

    Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022.
    Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!