×
  • Lajme
  • Lajme

    Në mungesë të ndërhyrjes së shtetit, Pacolli thotë se po e financon ndërtimin e rrugës në një lagje

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 15:33

    Biznesmeni Behgjet Pacolli, thotë se e ka financuar ndërtimin e rrugës në lagjen e Modripotokut të Marecit, e cila, pas përmbytjeve të para dy viteve, mbeti tërësisht e izoluar. 

    Sipas tij, shteti nuk ka ndërhyrë që ta ndërtojë këtë rrugë, çka e ka shtyerë vetë Pacollin që të intervenojë me mjete vetanake, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Rruge moderne prej 2.7 KM që lidh këtë lagje malore me arterien kryesore (e cila gjithashtu është e dëmtuar dhe pret dorën e shtetit). Në kuadër të këtij investimi po punohet për riparimin edhe të varrezave të fshatit”, ka njoftuar Pacolli në Facebook. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë: 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!