×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ministri i Financave” i PDK-së: Qeveria pa plan për ekonomi, ka nevojë për ide

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 16:45

    Primare e ka ndërtimin e një agjende zhvillimore dhe se dyti korrigjimin e qeverisë së tanishme. Këto janë dy caqe të Arben Mustafës, i emëruar gjatë javës, koordinator për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Mustafa ka thënë se do ta mbikëqyrin qeverinë, që sipas tij është shumë pasive sa i përket ekonomisë.

    “Qeveria aktuale ka nevojë për ide. Aktualisht ekonomia e vendit është në gjendje të rëndë. Qeveria po e bën rolin e spektatorit, duke marrë disa masa eksperimentale”, është shprehur Mustafa në Klan Kosova.

    I pyetur nëse do të donte të ishte ministër fuqiplotë në këtë periudhë krizash, ai ka shtuar: “Është periudhë sfiduese, por çdo ministër mund ta ndihmojë ekonominë. Një ministër financash mund ta shfaqë kapacitetin e tij për ta bërë ndryshimin në jetën e qytetarëve”.

    Sipas Mustafës në periudhën e tanishme është mëse e rëndësishme që të hiqet akciza për naftën dhe të ulet TVSH për produktet ushqimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!