×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori u mbylli njësha 83 nxënësve në Pejë, e humbin maturën

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 20:53

    83 nxënës të klasës së 12’të të shkollës “Ali Hadri” në Pejë, nuk do të mund të hyjnë në Testin e Maturës, si pasojë e 1-shave të lënë nga një profesor i vetëm.

    Nxënësit që në gjithë gjeneratën ishin 131 ankohen se vlerësimi nuk ka qenë i duhur, derisa kërkojnë të merren masa për ta ndryshuar këtë gjendje.

    Në lidhje me këtë veprim, drejtori i shkollës thotë se i ka tërhequr vërejtjen mësimdhënësit, për të cilin thotë se është punëtor, por që rezultati i tij është vazhdimisht i dobët.

    Me këtë rast po merren edhe në Drejtorinë e Arsimit në Pejë, por deri pasditen e së premtës nuk është marrë ndonjë vendim, në lidhje me profesorin që në vazhdimësi ka këso rezultati.

    Deri në fundjavë ankesë zyrtare nuk shkoi as në Inspektoratin e Arsimit, ku të rinjtë thonë se e kanë dërguar një kërkesë për tu hetuar ky zhvillim./Klan Kosova

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!