×
  • Lajme
  • Lajme

    Ia huq sërish Ministrja Gërvalla, ia ngatërron emrin Sekretarit Blinken

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 21:00

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka takuar sot Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

    Në njoftimin e saj në gjuhën angleze në Twitter, ministrja ka dështuar që ta shkruajë saktë emrin e tij, duke e shkruar “Anthony” shkronjën “h” në emrin e sekretarit amerikan, ndërkohë që emri i tij i saktë është Antony.

    Ajo ka shkruar: “Shumë e inkurajuar nga një shkëmbim i besueshëm, kuptimplotë dhe i përzemërt me Sekretarin e Shteteve të ShBA-së, për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Do të ketë gjithmonë një lidhje të veçantë ShBA – Kosovë. Nuk mund të kishim një mik më të vërtetë! Faleminderit, Anthony Blinken”, ka shkruar Gërvalla.

    Ndryshe, Gërvalla është e njohur për huqjet e saj në njoftimet publike në Twitter.

    Huqjet e saj më të shpeshta kanë qenë me flamujt e shteteve, të cilët i ka ngatërruar për shkak të ngjashmërive të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!