Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë marrë pjesë të premten në një takim të mbajtur dje në Greqi në kuadër të Samitit SEECP (procesi i bashkëpunimit të Evropës Juglindore).
Si kryeministri Rama ashtu edhe presidentja Osmani kanë publikuar fotografi nga ky takim.
Por ajo që vërehet nga fotografitë e publikuara është se raportet mes Ramës dhe Osmanit janë të ‘akullta’.
Rama në fotografitë e biseduara shihet duke folur e buzëqeshur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ndërsa në një foto shihet se është shumë i afërt edhe me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.
Rama ka publuar një fotot të përgjithshme të tryezës ku shihen të gjithë pjesëmarrësit, dhe Osmani, por në albumin e tij nuk e ka asnjë foto ku shihet vetëm me presidenten Osmani, çka tregon kështu raportet jo të mira mes tyre, shkruan Reporteri.net.
Për ta dëshmuar se raportet mes tyre nuk janë ndër më të mirat, e tregon edhe albumi i fotove i publikuar nga presidentja Osmani, shkruan Reporteri.net.
Edhe presidentja e Kosovës ka publikuar foto ku shihet duke buzëqeshur me kancelarin gjerman, por nuk e ka asnjë vetëm bashkë me kryeministrin Rama.
Nga tre fotot e publikuara nga Osmani, në njërën shihet vetëm gjysma e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Kujtojmë se në vitin 2020 si presidente në detyrë, Vjosa Osmani, ishte pritur ftohtë nga Edi Rama në një vizitë zyrtare në Tiranë. Derisa fjalimi i Osmanit i mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, ku kundërshtonte atë kohë të quajturin ‘minishengen Ballkanik” dhe traun e Rrugës së Kombit, kryeministri Rama mungoi në seancë, çka më pas kishte nxitur reagimin e tij , duke thënë se Vjosa Osmani ka bërë propagandë vetëm për vota. /Reporteri.net/.