×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhdukja e biznesmenit Bedri Rexhepi, arrestohet një grua

    Reporteri
    11 Qershor 2022 | 13:57

    Një grua është arrestuar dje lidhur me rastin e zhdukjes së biznesmenit nga Prishtina, Bedri Rexhepit.

    Lajmin e ka konfirmuar prokurori i rastit Armend Hamiti.

    “Po, dje është arrestuar. Hala s’kemi mujt me vërtetu a e ka njohur”, ka thënë Hamiti për Express.

    Çka dihet deri më tani për zhdukjen e Bedri Rexhepit

    Bedri Rexhepi është zhdukur më 8 prill të vitit të kaluar. Një ditë më vonë, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit u gjet vetura e tij, e braktisur.

    Lidhur me zhdukjen e Bedriut, policia arrestoi Jeton Vllasaliun, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rrëmbimin e tij.

    Pas zhdukjes së Bedriut, vëllezërit e tij patën deklaruar për Express se i dyshuari Jeton Vllasaliu ka qenë klient i 38-vjeçarit, pasi ky i fundit kishte në pronësi një kompani të veturave me qira.

    “Ka qenë klient i vëllait, deri në kohën kur është arrestuar ka qenë me veturë të vëllait. Ka qenë i rregullt me pagesa, pak me vonesa, por ka qenë. Për këtë s’kanë pasur ndonjë problem”, ka deklaruar Adnan Rexhepi.

    Ai kishte treguar se vëllai i tij e ka pasur me vete një shumë të parave, por familja nuk e di sa kanë qenë.

    “Shumë të parave ka pasur, por sasinë nuk e dimë as ne. Dyshimet janë të gjithanshme, në çdo anë dhe çdo send po dyshojmë, por s’po dimë konkret diçka hala”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!