×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Bislimi shpërndan një postim ku Edi Rama quhet “pro-serb”

    Reporteri
    11 Qershor 2022 | 14:11

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shpërndarë një postim, ku presidenti i Shqipërisë, Edi Rama, quhet “pro-serb”.

    Besnik Bislimi këtë postim e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook pak minuta më parë, shkruan Reporteri.net.

    “Ju kam thënë moti që Edi Rama është burrë i mirë, veç që është pak pro serb”, thuhet në postimin e një qytetari, të cilin më pas e shpërndau Besni Bislimi nëpërmjet profilit të tij privat në Facebook.

    Fotografia është shkrepur gjatë takimit të mbajtur dje në Greqi në kuadër të Samitit SEECP (procesi i bashkëpunimit të Evropës Juglindore).

    Në foton e cila është shpërndarë nga presidentja Osmani, ajo shihet duke buzëqeshur me kancelarin gjerman me me liderët e tjerë, por i akullt duket qëndrimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

    Se raportimi mes tyre është i ftohtë e dëshmojnë edhe fotografitë që ka publikuar Rama.

    Rama në fotografitë e publikuara shihet duke folur e buzëqeshur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ndërsa në një foto shihet se është shumë i afërt edhe me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

    Kryeministri shqiptar ka publikuar një fotot të përgjithshme të tryezës ku shihen të gjithë pjesëmarrësit, dhe Osmani, por në albumin e tij nuk e ka asnjë foto ku shihet vetëm me presidenten Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!