Qeveria e Kosovës ka thënë se rreth 20 mijë çertifikata të gjendjes civile janë lëshuar për tri ditë, pas digjitalizimit të këtij shërbimi.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Qeveria ka thënë se do të vazhdojë me digjitalizimin e shërbimeve duke synuar shërbime më efikase, më cilësore dhe më të qasshme.
“Interersim i lartë i qytetarëve për të përdorur shërbimet elektronike të sapo lansuar në platformën E-Kosova. Në vetëm tre ditë, janë shkarkuar rreth 20 mijë çertifikata të gjendjes civile. Do të vazhdojmë me digjitalizimin e shërbimeve duke synuar shërbime më efikase, më cilësore e më të qasshme”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.