Presidenti Joe Biden ka kritikuar homologun e tij presidenti e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një pritje për mbledhjen e fondeve në Los Anxhelos të premten. Presidenti amerikan tha se homologu i tij nuk donte të dëgjonte paralajmërimet e Amerikës për pushtimin rus.
Sipas The Guardian, Joe Biden deklaroi se kur inteligjenca amerikane paralajmëroi Ukrainën, asnjë nuk e besoi ndërkohë shumë njerëz menduan se ai po ekzagjeronte.
“Presidenti rus Vladimir Putin do të shkonte në kufi. Dhe nuk kishte asnjë dyshim, dhe Zelenskyy nuk donte ta dëgjonte, as shumë njerëz. E kuptoj pse nuk donin ta dëgjonin, por kjo ishte e vërteta”, tha Biden.
Në javët para fillimit të luftës, disa komentues thonë se Zelensky mohoi zërat pasi zyrtarët e administratës së Biden paralajmëruan vazhdimisht se një pushtim rus ishte shumë i mundshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.