Mauricio Pochettino do të largohet këtë verë, me kampionët francezë që e kanë informuar atë për këtë vendim.
Rezultatet e këqija në Ligën e Kampionëve, por edhe humbja e titullit në vitin e kaluar në Ligue 1, e kombinuar me atmosferën në dhomat e zhveshjes, e çuan trajnerin 50-vjeçar drejt largimit.
Por shkarkimi i tretë në karrierë do ta bëjë Pochettinon më të pasur edhe me disa miliona euro.
Këtë herë ai do të marrë dëmshpërblimin më të lartë nga të tre prej tyre, edhe pse kishte kontratë vetëm edhe për sezonin tjetër.
Pochettino do të kompensohet me 15 milionë euro nga PSG, sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët në janar 2021.
Shkarkimi nga Totttenham e pasuroi atë me 400 mijë euro, në nëntor 2019.
Sa i përket shkarkimit të parë, në nëntor 2012 nga Espanyol, trajneri fitoi rreth milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.