Ish-këshilltari i kryeministri Albin Kurti, Durim Berisha, është rreshtuar kah Liburn Aliu dhe kundër zv.ministrit Durmishi, pas publikimeve të fundit lidhur me korrupsionin dhe dallaveret që raportohet se po zhvillohen në ministrinë Liburn Aliut.
Berisha, në një postim në Facebook, thotë se të gjithë aktivistët e VV-së i kupton kur mbrojnë Hysen Durmishin, përveç disave.
“Krejt aktivistet e LVV qe heshtin per Hysen Durmishin i kuptoj. Veq ata qe vet m’tregojshin per t’palamet e tij sa ka qene drejtor ne Komunen e Prishtines, jo.”, shkruan Berisha.
Ai madje thotë se të gjitha ata që po heshtin për të e kanë vendin në xhehnem.
Kujtojmë se ditëve të fundit, aktivistë të zellshëm të VV-së janë ndarë në “pjesë’’. Disa janë rreshtuar krah Durmishit, e disa krah ministrit Aliu me statusa e akuza ndaj njëri tjetrit.
Postimi i plotë:
Krejt aktivistet e LVV qe heshtin per Hysen Durmishin i kuptoj. Veq ata qe vet m’tregojshin per t’palamet e tij sa ka qene drejtor ne Komunen e Prishtines, jo.
Per juve osht nje vend i veçante… kudo ku ka vuajtje, se s’po muj thom ne xhehenem, se masnej thuni kuka bo Durimi tekfirc