Mërgimtarët kanë filluar të vinë në Kosovë për të kaluar pushimet pranë familjarëve.
Ndërkohë një numër i madh i kosovarëve, janë duke u larguar nga vendi në mungesë të vendeve të punës dhe perspektivës në vend.
Për këta të rijnë që po largohen, një mërgimtar nga Zvicra ka dhënë një mesazh sapo ka mbërritur në Kosovë, duke I lutur ata që të mos e lëshojnë vendin.
“Desha me ju bë apel këtyre të rinjëve sa për bukë me hangër keni në Kosovë nga 20 cent bukën, nuk ki nevoj ti me shku atje me hanger bukën 6 euro, rrini në shtëpi, done familjen, respektoni më të vjetrit”, thotë mergimtari gjatë një interviste televizive.
Gjithsesi, në një raport thuhet se 20 për qind e popullsisë janë larguar nga vendi që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.