Mediat vazhdojnë të insistojnë se Zinedine Zidane do të jetë trajner i PSG-së për tre sezonet e ardhshme.
Gazetari Ramon Fuentes i Mundo Deportivo publikoi një raport që detajon negociatat e trajnerit me gjigantët francezë. Sipas këtyre informacioneve, Paris Saint-Germain më në fund arriti të bindë Zidanen se drejtimi i klubit është në interesin e të dyja palëve.
Njoftimi për zyrtarizimin nuk do të ndodhë deri në fund të qershorit për disa arsye, por sipas mediumit spanjoll ka tashmë një marrëveshje, transmeton Telegrafi.
Ka informacione në lidhje me vendndodhjen e Zinedine Zidane, ku sipas Mundo Deportivo, francezi është në Katar ku u takua me pronarin e PSG-së, Tamim bin Hamad Al Thani.
Gjithmonë sipas Fuentes së Mundo Deportivos, kjo marrëveshje mes Zidane dhe PSG është e mbyllur.
Agjenti i Zinedine Zidane e mohoi se trajneri francez po nënshkruan me PSG-në. Ai tha se nuk ka marrëveshje dhe asgjë nuk bëhet pa e ditur ai.
Në anën tjetër mediat në Francë kanë shkruar se Maurizio Pochettino po largohet dhe klubi ka bërë gati 15 milionë euro dëmshpërblim për të.
Argjentinasi nuk ka arritur të jap atë që është pritur nga ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.