×
  • Lajme
  • Botë

    Restorantet e McDonald’s rihapen në Rusi me emër të ri

    Reporteri
    12 Qershor 2022 | 13:57

    Pesëmbëdhjetë ish restorante të McDonald’s janë rihapur sot në Moskë me pronësi të re dhe një emër të ri.

    Ata quhen “Vkusno i tochka”, që përkthehet “E shijshme dhe kaq”.

    ​Ligji për Shëndetin Mendor i pazbatueshëm, formohet grupi punues për hartimin e koncept-dokumentit
    Kompania ka thënë se 50 restorante të tjera do të hapen nesër.

    McDonald’s tha se do të largohej përgjithmonë nga Rusia në maj, për shkak të “krizës humanitare” dhe “mjedisit të paparashikueshëm operativ” të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

    Ajo kishte funksionuar në vend për më shumë se 30 vjet, duke hapur restorantin e parë në Moskë në janar 1990.

    Rrjeti jashtëzakonisht i popullarizuar i ushqimit të shpejtë prej 850 restorantesh u ble nga një kompani ruse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!