×
  • Sport
  • Sport

    Kosova humb ndeshjen e parë në ragbi, mposhtet 30:0 prej San Marinos

    Reporteri
    12 Qershor 2022 | 17:48

    Kosova ka bërë hapin e parë në sportin e ragbit.

    Në një aventurë të re, Kosova ka bërë një start me humbje, në ndeshjen kundër San Marinos.

    Kombëtarja e Kosovës u mposht me rezultatin 30:0.

    Faqja zyrtare e Federatës së Ragbit të Kosovës ka bërë njoftimin për ndeshjen, duke bërë thirrje që të mos dorëzohen.

    “Ndeshja kundër San Marinos përfundoi 30:0 në favorin e tyre, por me fjalët e Winston Churchill, ‘Suksesi është ecja nga një dështim te dështimi tjetër, pa humbur entuziazmin’. Morali akoma lart. Ky është vetëm fillimi”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!