×
  • Sport
  • Sport

    “Dardanët” zbarkojnë në Volos për ndeshjen Greqi – Kosovë

    Reporteri
    12 Qershor 2022 | 18:34

    Tifogrupi i Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët” kanë mbërritur në Greqi.

    Faqja zyrtare e tifogrupit kosovar ka njoftuar para pak çastesh përmes një fotografie se kanë mbërritur në Volos të Greqisë.

    Në pamjet e publikuara shihen disa anëtarë të “Dardanëve” të cilët kanë zbritur në tokën greke, disa orë para sfidës në Ligën e Kombeve.

    Greqia dhe Kosova do të përballen në ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve sonte me fillim nga ora 20:45

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!