×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 12-vjeçari i cili u alivanos sot në Pishinën e Gërmisë

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 22:10

    Një djalë i moshës 12-vjeçare, i cili ishte alivanosur sot në Pishinën e Gërmisë, ka ndërruar jetë rreth orës 16:00 në Qendrën Emergjente në Prishtinë.


    Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar doktoresha e Klinikës Emergjente në QKUK, Nerxhivane Halimi.

    “Vdekja është konfirmuar në orën 16:20”, ka thënë Halimi.

    Sot rreth orës 15:00, drejtoresha e ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, Mirlinda Sopi-Krasniqi deklaroi se 12-vjeçari ishte reanimuar dhe i ishte kthyer pulsi nga mjekët në pishinë pasi “ishte gjetur pa shenja jete”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!