×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët grek provokojnë, shfaqin flamurin serb në stadium

    Reporteri
    12 Qershor 2022 | 20:32

    Edhe pak minuta kanë mbetur nga fillimi i ndeshjes Greqi-Kosovë.

    Tifozët tashmë kanë hyrë në stadium dhe futbollistët janë duke u ngorhur kur kanë mbetur edhe pak minuta para fillimit të takimit.

    Por para fillimit të ndeshjes, kanë filluar provokimet nga tifozët e Greqisë, të cilët në stadium kanë shfaqur flamurin serb në stadium.

    Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Kosovën, në garë për pozitën e parë në grup.

    Por, “Dardanët” kanë mungesa të shumta dhe trajneri Alain Giresse nuk vendosi të ftonte lojtarë tjerë.

    Kjo pasi sipas tij tani është fundi i grumbullimit.
    Në bankën rezervë të Kosovës janë gjashtë lojtarë, prej tyre dy portierë.

    Kurse, te Greqia janë 12 lojtarë në bankën rezervë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!