Kosova është mposhtur me rezultat 2 me 0 nga Greqia në ndeshjen e katërt në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Në ndeshjen që u zhvillua në Panthessaliko Stadium në Volos, Dardanët ishin në kërkim të pikëve të plota në mënyrë që ta barazonin liderin e grupit, por nuk ia arritën qëllimit.
Lojtarët e Kosovës u penguan gjatë gjithë ndeshjes me laserë nga tifozët, si dhe provokuan duke shpalosur flamuj të Serbisë ku shihej edhe harta e Kosovës.
Momenti vendimtar i gjithë takimit ishte në minutën e 70’, kur Georgios Giakoumakis shënoi për rezultatin 1-0 për grekët.
Pas golit, tifozët vendas sulmuan ‘Dardanët’ me mjete piroteknike dhe hodhën gjësende në fushën e blertë, por gjyqtari nuk pa të arsyeshme zbrazjen e tribunave apo mbylljen e parakohshme të ndeshjes.
Derisa mysafirët bënin përpjekjet e fundit për ta barazuar rezultatin, Petros Mantalos shënoi edhe golin e dytë për nikoqirët (90’+9).
Kujtojmë që Greqia është liderë e Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve me 12 pikë, ndërsa Kosova ka gjashtë pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.