×
  • Lajme
  • Rajon

    Serbët në Beograd i këndojnë kthimit në Kosovë

    Reporteri
    12 Qershor 2022 | 23:51

    Rep bendi, Sindikata beogradase, në një koncert të mbajtur mbrëmë në kryeqytetin e Serbisë, i kanë kënduar Kosovës, ‘si djep serb’, dhe sipas tyre, ‘’serbizmi do të fitojë’’.

    Këtë e dëshmojnë pamjet të cilat janë publikuar në rrjetin social twitter, nga pjesëmarrësit në këtë ngjarje ndërsa dëgjohen duke brohoritur e duke i kënduar kthimit në Kosovë.

     

    Siç raportojnë mediat serbe, në këtë koncert ishin 10.000 pjesëmarrës derisa performanca e tyre zgjati rreth 3 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!