Benfica njoftoi zyrtarisht nënshkrimin e Darëin Núñez nga Liverpool. Skuadra portugeze e ka njoftuar Komisionin e Tregut të Letrave me Vlerë për shitjen e sulmuesit uruguajan te skuadra angleze.
Liverpool do të paguajë 75 milionë euro ndërsa varësisht nga bonuset blerja do të shkojë deri në 100 milionë euro. Nunez ka kaluar mbrëmë testet mjekësore dhe sot do të zyrtarizohet nga Liverpooli.
22 vjeçari ka nënshkruar kontratë 6 vjeçare me skuadrën e Klopp.
Nunez do të bëhet blerja më e shtrenjt në histori të skuadrës më të suksesshme angleze.
Sulmuesi i Urguajit ka shënuar 34 gola në 41 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat për Benfikën duke u bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në tregun evropian.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.