×
  • Sport
  • Sport

    Kurti i bën një analizë humbjes së Kosovës nga Greqia: Lojtarët dhanë gjithçka

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 9:36

    Kosova është mposhtur në udhëtim nga Greqia në kuadër të Ligës së Kombeve.

    “Dardanët” u mposhtën 2:0 ndaj Greqisë në Volos, duke humbur edhe matematikisht gjasat për vendin e parë.

    Pas ndeshjes, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    “Pavarësisht disa mungesave të rëndësishme, sfiduam deri në minutin e fundit. Veçanërisht në minutat e fundit kur barazimi dukej më afër se sa humbja. Lojtarët dhanë gjithça çka patën, dhe kjo për tifozët është më e rëndësishmja. Le të fillojmë përgatitjet që tash për ndeshjen e ardhshme, për fitoren e radhës”, shkroi Kurti në profilin e tij në Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!