Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka adresuar kritika në drejtim tv kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur pushtetin e tij arrogant.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se kur po bëhen 100 ditë nga propozimi i tij që të reduktohet akciza në derivate e reduktim të TVSH-së në produktetet esenciale, kjo gjë është refuzuar, shkruan Reporteri.net.
Kreu i LDK-së ka bërë të ditur se sot, dorëzojnë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën me kërkesë të njëjtë si 100 ditë më parë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Sot, bëhen 100 ditë nga propozimi ynë i parë për reduktim të akcizës në derivate e reduktim të TVSH-së në produkte esenciale. Ky propozim është refuzuar e po refuzohet nga pushteti arrogant i Kurtit.
Çmimi i naftës këtë mëngjes shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%. Në këtë krizë të paprecedentë, mosveprimi është krim!
Sot, dorëzojmë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën tonë me kërkesë të njëjtë si 100 ditë më parë. Po të vepronim me kohë, papërballueshmëria jonë do të ishte më e lehtë, po s’vepruam sot, do të bëhet edhe më e thellë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.