×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka: Albini e Vjosa e urrejnë UÇK’në më shumë se Donika Gërvalla

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 11:43

    Analisti Milaim Zeka ka kritikuar ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, që në postimin e saj për Ditën e Çlirimit nuk e përmendi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    Por, ai thotë se më shumë Gërvalla “UÇK-në e urrejnë” presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

    “Duhet me falënderu publikisht Doniken për këtë urrejtje patologjike që ka ndaj UÇK-së. Akoma më zi mendon Vjosa me Albinin, po kur e kanë mashën Donike, pse me i prekë gacat me dorë”, ka shkruar Zeka.

    Për më tepër, Zeka thotë se Gërvalla do të zbulonte vrasësit e heroi Jusuf Gërvalla, babait të saj, nëse do të kishte po të njëjtën “urrejtje” për Serbinë.

    “Me pasë Donika të njëjtën urrejtje për Beogradin sikurse për UÇK-në, kaherë i kishte zbulu vrasësit e babait!”.

    Gërvalla dje nxiti kritika kundër saj me një postim në Facebook ku uron Ditën e Çlirimit të Kosovës, pa përmendur UÇK-në, derisa falënderon ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!