×
  • Lajme
  • Lajme

    4 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 12:31

    Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë.

    Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë regjistruar katër raste të reja pozitive me COVID-19.

    MSH-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe në Kosovë janë shëruar gjashtë qytetarë të infektuar.

    Aktualisht në vendin tonë janë 48 raste aktive me koronavirus.

    Njoftimi i plotë nga MSH:

    13 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 0 doza të vaksinës kundër COVID-19 (të dieleve nuk ka vaksinim v.j.)

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.850 doza të vaksinës.

    Deri më sot 823.417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Deri më sot janë dhënë 102.974 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

    Nga 221 testime,4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.255.

    Në total numri i rasteve aktive është 48.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!