×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë datat kur Kosova do të rikthehet prapë në fushën e blertë

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 14:16

    Kombëtarja e Kosovës e pati një orar të ngjeshur në muajin qershor duke i zhvilluar katër ndeshje të Ligës së Kombeve vetëm në pjesën e parë të muajit.

    Maratonën e qershorit Kosova e nisi më 2 qershor me ndeshjen që e fitoi ndaj Qipros në udhëtim, 2:0.

    Më pas, “Dardanët” luajtën me Greqinë më datën 5 në stadiumin “Fadil Vokrri” duke humbur 0:1.

    Më 9 qershor, ekipi i Alain Giresse u këndell dhe e mundi Irlandën e Veriut me rezultat 3:2, po ashtu në kryeqytetin kosovar.

    Ndërkaq, lojën e fundit të këtij muaji Verdhekaltrit e zhvilluan mbrëmë në Volos të Greqisë, ku u mundën, 0:2.

    E Kosova do t’i luajë edhe dy ndeshje në kuadër të Grupit 2 të Ligës C.

    Vedat Muriqi me shokë do të rikthehen në fushën e blertë në fund të muajit shtator.

    Ata do ta vizitojnë Irlandën e Veriut më datën 24 të atij muaji, shkruan “Gazeta Express”.

    Kurse, kampanjën e këtij edicioni në Ligën e Kombeve do ta mbyllin më 27 shtator, kur do ta presin Qipron në shtëpi.

    Aktualisht, Kosova është e dyta në grup me 6 pikë nga 4 ndeshje, prej tyre 2 fitore e 2 humbje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!