Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, ka folur pas kritikave të fundit që mori kur nuk përmendi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në një status të saj për përvjetorin e çlirimit të Kosovës.
Gërvalla ka shpërndarë një segment të fjalimit të saj në Këshill të Sigurimit të OKB-së për misionin e UNMIK-ut, ku përballë ministrit të jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, dhe përfaqësues ruse, kishte thënë se UÇK ia kujton popullin trim të Ukrainës që po mbron popullin e vet.
Statusit të saj ajo ia ka shtuar edhe disa fjalë.
“Kontributi im në një debat të përsëritur dhe tendencioz. E vërteta gjithmonë e mund gënjeshtrën, sado e zëshme të jetë kjo e fundit”, shkroi ajo.
Kujtojmë se mospërmendja e UÇK-së në statusin e saj për përvjetorin e çlirimit rriti pakënaqësi tek spektri i gjerë politik i cili kërkoi edhe dorëheqjen e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.