×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryediplomati austriak në Prishtinë do të takohet edhe me Kurtin

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 10:10

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën do ta pres në zyrën e tij ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.

    Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, takimi do të nis në ora 13:45.

    Vizita e kryediplomatit austriak vjen një ditës pas vizitës të cilën e kishte në Beograd.

    Temë qendrore në Beograd ishte dialogu Kosovë-Serbi, ngjashëm pritet të jetë edhe në Prishtinë.

    Ai pritet të ketë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryediplomaten Donika Gërvalla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!