×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një person në Pejë

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 11:07

    Një person është gjetur pa shenja jete sot në një rrugë në Pejë.

    Sipas policisë, trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 09:15, në rrugën “Sali Gjuka”, në Pejë.

    Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Gashi tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë, prokurori i shtetit dhe Emergjenca.

    Ende nuk dihet mosha e viktimës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!