×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Do bëhem diplomatja e parë nga Kosova që do ta vizitojë Izraelin si mysafire

    Reporteri
    07 Korrik 2019 | 9:37

    Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Ameriks, Vlora Çitaku ka paralajmruar se do të bëjë një vizitë zyrtare në Izrael.


    Ajo është ftuar nga Komuniteti Hebraik Amerikan.

    Këtë njoftim Çitaku e ka bërë përmes llogarisë së saj në Twitter ku thotë se ajo do të jetë diplomatja e parë kosovare në Izrael.

    “Derisa po bëhem gati për të vizituar Izarelin përmes Komunitetit Hebraik Amerikan, si diplomatja e parë nga Kosova që është ftuar si mysafir, nuk mund të mos i kujtoj mesazhet e fuqishme të mbështetjes së Izraelit ndaj Kosovës në orët tona më të errëta” shkruan Çitaku.

    Postimit të saj i ka bashkangjitur një video nga fjalimi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!