×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri ‘Milioner’ i Shëndetësisë, Rifat Latifi me shtëpi në vlerë 1.5 milion euro

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 13:32

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në deklarimin e tij të pasurisë për këtë vit në Agjencinë Anti-Korrupsion, ka deklaruar edhe shtëpi në vlerë prej 1,5 milion euro.

    Përveç kësaj, ministri Latifi posedon shtëpi pushimi, të marrë në posedim që nga 2020-a, që i kushton 600 mijë euro. Me një shtëpi tjetër pushimi, një banesë dhe një tokë, totali i pronave të paluajtëshme Latifit i shkon në gati tre milionë euro.

    Ai, po ashtu, ka të deklaruara para të gatshme prej 100 mijë dollarë në ‘Bank of America’, si dhe kredi 1 milion euro.

    Po ashtu, Latifi posedon edhe katër vetura, që në total kanë vlerën e 138 mijë eurove.

    Tek informacionet shtesë në deklarim të pasurisë, ministri Latifi ka bërë të ditur se posedon 215 ari në Graqanicë, me vlerë prej 1.5 milion eurove.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!