Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ishte kundër vendimit të Grupit të tij Parlamentar për miratimin e pagës minimale ku s’u përfshinë veteranët e UÇK-së. Ai madje protestoi duke e rrahur tavolinën dhe më pas lëshoi sallën.
Nën thirrjet “marre” nga deputetët e opozitës, u miratua në parim ligji për pagën minimale. 68 deputetë morën pjesë në votim, por ka pasë gjashtë abstenime dhe asnjë votë kundër
Deputeti Fatmir Humolli, ka folur për Klan Kosova pas votimit të parim të Projektligjit për pagën minimale.
Humolli tha se u pa rezultati koalicionit Vetëvendosje – Lista Serbe.
Ai theksoi se do ta kundërshtojë fuqishëm.
Fatmir Humolli shtoi se nuk ka qenë anëtar i Vetëvendosjes, vetëm ka garuar si kandidat i pavarur në listën e VV-së.
“U pa rezultati i koalicionit Vetëvendosje – Lista Serbe. Unë nuk jam anëtar i Vetëvendosjes. Kam qene kandidat i pavarur në listën e VV-së. Do të shoh çfarë do të ndodh në lexim të dytë. Do ta kundërshtojë fuqishëm”- tha Humolli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.