×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla deklaron se mori dhurata në vlerë 700 euro nga ndërkombëtarët dhe mëditje në vlerë gati 8 mijë euro

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 14:56

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar ndër të tjera edhe 700 euro dhurata nga mysafirët ndërkombëtarë.

    Gërvalla ka deklaruar pagë 1 mijë 228 euro nga pozita si zëvendëskryeministre, kurse nga mëditjet ka deklaruar 7,770.08 euro.

    Pagë të bashkëshortit, Gërvalla ka deklaruar vlerën 53,968.00 euro.

    Zëvendëskryeministrja po ashtu ka deklaruar se ka para të gatshme në një bankë në Gjermani në vlerë prej 5,278 euro, kurse në një bankë në Kosovë ka 1,292 para të gatshme.

    Zëvendësministrja ka deklaruar se vozitë një veturë Toyota Avensis në vlerë 8,000.00 euro.

    Ajo ka deklaruar një truall që është trashëgimi familjare në vlerë 100,000.00 euro, një tokë pyjore në vlerë 10,000.00 euro dhe një tokë bujqësore, në vlerë15,000.00  euro, që të gjitha trashëgimi familjare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!