Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq janë nisur sot për vizitë në Ukrainë.
Për udhëtimin në Ukrainë, ku po vazhdon lufta me pushtuesin rus, ka njoftuar vetë Rama në facebook.
“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky????????”, ka njoftuar kryeministri shqiptar, derisa ka shpërndarë fotografitë e nisjes me avionin e “Air Albania” i shoqëruar nga homologu i tij nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq.
I ftuar nga Zelenskyy për ta vizituar në Ukrainë ka qenë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, por është njoftuar se ai për shkak të agjendës së paracaktuar nuk do të mund të udhëtojë.
Të tre shtetet e Ballkanit Perëndimor, liderët e të cilave i ftoi Zelenskyy në Kiev, janë vende anëtare të NATO’s. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.