×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita e Presidentit të Këshillit të Europës në Prishtinë, nesër bashkë me Vjosa Osmanin dalin në konferencë

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 17:34

    Sot dhe nesër për vizitë zyrtare në Kosovë do të qëndrojë Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, bashkë me një delegacion shoqërues.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë nesër në takim Presidentin Michel, njofton Zyra për Informim e Presidentes Osmani, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Takimi pritet të mbahet me fillim nga ora 10:00.

    Në orën 11:00, Osmani dhe Michel do të mbajnë konferencë për media.

    Policia e Kosovës është përkujdesur për përcjelljen e eskortës së Michel gjatë mbërritjes së tij në Kosovë dhe ka njoftuar se të njëjtën do ta bëjë edhe pas përfundimit të vizitës. /Reporteri.net/.

    Charles Michel vjen pasdite në Kosovë, policia ndërpret qarkullimin në disa rrugë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!