Kosta Rika është kombëtarja e fundit që e ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Në finalen e “Play-Offit”, të përzgjedhurit e Luis Fernando Suarezit fituan ndaj Zelandës së Re.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Ahmed bin Ali” në Doha, ka përfunduar me rezultatin 1:0.
Kosta Rika fitoren e siguroi qysh në minutën e tretë, kur shënoi Joel Campbell.
Zelanda e Re ia doli të shënonte në minutën e 39-të, por goli i Chris Wood u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje. Për këtë kombëtare punët u vështirësuan edhe më shumë në minutën e 66-të, kur Kosta Barbarouses u përjashtua nga loja me karton të kuq.
Ndryshe, Kosta Rika në Botërorin e këtij viti është shortuar për në Grupin E, bashkë me Spanjën, Gjermaninë dhe Japoninë./express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.